Në shkollën “Bashkimi” në Gostivar u organizua “Festa e Abetares”
Në shkollën “Bashkimi” Gostivar u organizua “Festa e Abetares” nga nxënësit e klasës II/5 nën udhëheqjen e mësuese Bukurie Selimi.
“Mbarimi i Abetares është hapi i parë i shkrim- leximit të gjuhës sonë të bukur shqipe dhe hyrja në botën magjike të dijes. Në sytë e fëmijëve shihej një e ardhme plot dritë e në zemrat e tyre rritej guximi, kureshtja dhe dashuria për një të ardhme të ndritur që nis me një shkronjë të vogël, por me një ëndërr të madhe. Gëzuar”, u shpreh Selimi.
Akitivitete të tilla po organizohet për çdo vit për nxënësit e klasave të para me rastin e mbarimit të përvetësimit të 36 shkronjave të arta. Gostivari sot