Taravari nga Sllupçani: Lavdi të Përjetshme Dëshmorëve, dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2025 16:20

Taravari nga Sllupçani: Lavdi të Përjetshme Dëshmorëve, dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!

Sot, në përvjetorin e 24-të të çlirimit të Sllupçanit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mori pjesë në manifestimin që u mbajt në këtë vend simbolik të qëndresës dhe sakrificës shqiptare.

“Në Sllupçan, aty ku si sot e 24 vjet më parë erdhi liria dhe emancipimi i këtij vendi,”-shkruan Taravari në rrjetet sociale, duke kujtuar me nderim veprën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ai theksoi se UÇK-ja “me gjak e jetë bëri gati tryezën ku më pas do të firmosej Marrëveshja e Ohrit”, duke nënvizuar se liria dhe paqja që gëzon sot vendi janë rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!” – përfundoi Arben Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2025 16:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media