Aksident në Debresh – Dy të mitur lëndohen rëndë pas përplasjes së motoçikletës me një veturë

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 4 Maj, 2025 17:59

Aksident në Debresh – Dy të mitur lëndohen rëndë pas përplasjes së motoçikletës me një veturë

Me datë 03.05.2025 në ora 23:40 në Stacionin Policor Tetovë është raportuar se në fshatin Debresh të Gostivarit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës “Arora” me targa regjistrimi të Gostivarit i drejtuar nga një i mitur 14 vjeçar nga fshati Debresh dhe veturës së pasagjerëve “Ford Fiesta” me targa të Gostivarit të drejtuar A.F. (51) nga i njëhti fshat.

Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar i mituri që drejtonte motoçikletën dhe pasagjeri i tij 15 vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, me autorizim të prokurorit publik ka kryer inspekti në vendin e aksidentit.

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 4 Maj, 2025 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media