VLEN i beson fushatën zgjedhore Adnan Azizit

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2025 22:14

VLEN i beson fushatën zgjedhore Adnan Azizit

Koalicioni VLEN ka bërë të ditur se deputeti Adnan Azizi është emëruar shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti, shkruan Flaka

Sipas një njoftimi zyrtar, vendimi është marrë në mënyrë unanime nga struktura udhëheqëse e koalicionit, duke vlerësuar përvojën politike, angazhimin në terren dhe besimin që Azizi gëzon brenda subjektit.

“Ky vendim synon të forcojë përgatitjet dhe koordinimin për zgjedhjet lokale, me qëllim maksimizimin e përfaqësimit dhe suksesit elektoral të subjektit”, thuhet në komunikatën e VLEN.

Koalicioni njofton se tashmë ka filluar përgatitjet intensive për fushatën zgjedhore, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet për një fushatë “dinjitoze dhe fitimtare”.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2025 22:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media