Arrest në Gostivar për dhunë ndaj bashkëshortes – 45-vjeçari godet gruan në banesë
Gostivar, 10 maj 2025 – Policia e Gostivarit ka arrestuar një 45-vjeçar të identifikuar me inicialet S.G., nën dyshimet për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Sipas raportit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 09 maj 2025, rreth orës 19:05, në rrugën “Kej Vardar”, transmeton Gostivari Sot
Arrestimi u krye nga zyrtarë të Departamentit për Punë të Brendshme në Gostivar, pas kallëzimit të bërë nga viktima – një grua 49-vjeçare, me të cilën jetonte në bashkëjetesë.
Ajo raportoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre nga partneri i saj. Pas arrestimit, i dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pritet të përgatitet parashtresa përkatëse pasi të dokumentohet rasti në tërësi.
Rasti është një tjetër sinjal alarmi për dhunën në familje dhe nevojën për mbrojtjen e viktimave. Flaka Media