Deputeti Salim Sulejmani tregon besnikëri ndaj Taravarit: “E vërteta fiton gjithmonë”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2025 14:06

Deputeti Salim Sulejmani tregon besnikëri ndaj  Taravarit: “E vërteta fiton gjithmonë”

Pas mungesës së tij në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, ku u vendos largimi nga qeveria, u përhapën spekulime në rrjetet sociale mbi qëndrimin e deputetit nga Struga, Salim Sulejmani, transmeton Flaka Media

Ndërsa kryetari i ASH-së, Arben Taravari, deklaroi se mungesa e Sulejmanit ishte për arsye familjare, shumë komentues në rrjete hodhën dyshime mbi lojalitetin e tij ndaj vendimit të partisë.

Mirëpo, këtë mëngjes, Sulejmani u është përgjigjur qartë këtyre zërave përmes një postimi simbolik në Facebook, ku publikoi një fotografi së bashku me Taravarin dhe mbishkrimin:

“E vërteta fiton… gjithmonë.”

Fotoja u shpërnda me shpejtësi nga dhjetëra aktivistë të ASH-së, duke e interpretuar si konfirmim publik të qëndrimit të tij pro vendimit për dalje nga qeveria dhe mbështetje të qartë për drejtimin politik të Taravarit.

Ky veprim i Sulejmanit vjen në një moment të rëndësishëm, kur Aleanca për Shqiptarët po përjeton ndarje të thella politike dhe formale me koalicionin qeveritar dhe strukturat e VLEN-it, ndërkohë që në opinion publik çdo pozicionim i deputetëve ka peshë të veçantë për të ardhmen e partisë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2025 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media