Siljanovska në Bruksel: Nuk pranojmë negociata mbi identitetin dhe gjuhën

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 10:59

Siljanovska në Bruksel: Nuk pranojmë negociata mbi identitetin dhe gjuhën

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në takimin e saj me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar se vendi nuk duhet të jetë dëm kolateral i vetove dhe bilateralizimit në procesin e integrimit evropian, transmeton Flaka

Sipas njoftimit nga Kabineti i saj, Siljanovska-Davkova ka theksuar se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj agjendës reformuese për të arritur standardet evropiane, duke nënvizuar se kriteret e Kopenhagës duhet të jenë kushtet e vetme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Vetëm me vullnet të mirë, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, mund të zgjidhen keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,” u shpreh presidentja.

Ajo shtoi se negociatat për historinë, kulturën dhe gjuhën nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e BE-së, duke i cilësuar si mohim i identitetit kombëtar dhe kulturor si dhe i dinjitetit të qytetarëve.

Presidentja përsëriti se përparimi në integrimin evropian duhet të matet me përmbushjen e reformave dhe jo me kushte që cenojnë të drejtën për vetëidentifikim. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 10:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media