Ahmeti: Zgjedhje të parakohshme në tetor – Ne izmetin ia bëjmë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 23:02

Ahmeti: Zgjedhje të parakohshme në tetor – Ne izmetin ia bëjmë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një vizite në Gostivar ku zhvilloi takim me strukturën rinore të partisë, ka komentuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke lënë të hapur skenarin për organizimin e tyre së bashku me zgjedhjet lokale në tetor, raporton Flaka

“Përgjigje për një pyetje që më kanë bombarduar sot këtu: A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Ne izmetin ia bëjmë – në tetor të ketë zgjedhje lokale dhe të parakohshme parlamentare bashkë,” deklaroi Ahmeti, transmeton Flaka Media.

Sipas tij, qeveria e re që pritet të formohet, nuk ka gjasa të funksionojë gjatë.

“Nuk ma merr mendja që mund të funksionojë me paterica kjo qeveri,” theksoi ai, duke ironizuar me përbërjen e re parlamentare dhe koalicionin aktual pas zgjedhjeve.

Deklarata e Ahmetit vjen në një kohë kur skena politike në Maqedoninë e Veriut është në tension pas formimit të shumicës së re nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 23:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media