Dhëndri i Donald Trump viziton Shqipërinë për konferencë evropiane

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 14:04

Dhëndri i Donald Trump viziton Shqipërinë për konferencë evropiane

Të premten në emisionin “Edicioni Special”, opinionisti Mentor Nazarko njoftoi se Shqipërinë do ta vizitojë dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të marrë pjesë në një konferencë evropiane. Nazarko theksoi se ai është gjithashtu Këshilltar Informal i Presidencës Trump dhe ka luajtur rol kyç në negociatat që çuan në firmosjen e dy marrëveshjeve miliardëshe midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Sipas Nazarkos, Shqipëria po shndërrohet në një kryeqendër të rëndësishme të politikës evropiane, veçanërisht pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt së fundmi në Tiranë, ku morën pjesë 47 liderë nga Evropa.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 14:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media