Arben Fetai: Jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 18:35 Përditësuar

Arben Fetai: Jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, përmes një video-mesazhi drejtuar simpatizantëve dhe anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët, ka deklaruar qartë se është kundër çdo bashkëpunimi me BDI-në. Ai ka theksuar se rruga politike që përfaqëson nuk mund të ndërthuret me rrugën e Ali Ahmetit, duke shtuar se nuk do të lejojë kthimin e BDI-së në pushtet si të mos kishte ndodhur asgjë, shkruan Flaka Media

Fetai ka falënderuar anëtarësinë për përkushtimin dhe qëndresën ndër vite, duke e quajtur Aleancën “gardiane të një kauze që nuk është shitur dhe nuk është përkulur kurrë.” Ai u shpreh se Aleanca nuk është thjesht një parti, por një ideal që përfaqëson zërin e shqiptarëve të zhgënjyer nga politikat e vjetra.

“Ne jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti, e as nga askush që nuk ia do të mirën shqiptarëve,” u shpreh ndër të tjera Fetai.

Deklarata e tij vjen në një moment kur po diskutohen shumë opsione rreth formimit të koalicioneve të reja në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa brenda Aleancës për Shqiptarët duket se ka ndasi rreth drejtimit të ardhshëm politik. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 18:35 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media