Kanceri na prek të gjithëve,Joe Biden: Faleminderit për mbështetjen në betejën tonë
Ish presidenti amerikan Joe Biden ka shpërndarë një mesazh emocional lidhur me betejën kundër kancerit, duke theksuar se kjo sëmundje prek të gjithë, në një mënyrë apo tjetër, përcjell Flaka. “Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në kku jemi thyer,” ka shkruar Biden në një postim e tij në Facebook.
“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet ku jemi thyer. Faleminderit që na keni ngritur me dashurinë dhe mbështetjen tuaj”, shkruan ai.
Biden ka falënderuar qytetarët për dashurinë dhe mbështetjen, duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit në momentet më të vështira. Mesazhi i ish Presidentit vjen si një kujtesë për nevojën e vazhdueshme për mbështetje emocionale dhe forcim të përpjekjeve për të luftuar kancerin në çdo formë të tij. Flala Media