Taravari udhëton drejt Tiranës për takim me Ramën
Të mërkurën në Tiranë do të qëndrojë lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari. Gjatë vizitës në kryeqytetin shqiptar, Taravari do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ky takim zhvillohet pas vendimit të ASH për të lëshuar koalicionin opozitar VLEN dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Vizita e Taravarit në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për skenën politike shqiptare në vend.
Pak ditë më parë, Taravari zhvilloi takim edhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme ka mbajtur kontakte dhe takime me ambasadorin shqiptar në Shkup, Denion Mejdani.
Vizita pritet të përqendrohet në zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet mes partive shqiptare dhe perspektivën e bashkëpunimit të mëtejshëm rajonal. Flaka