Xhelili: Politika kadrovike dhe “zogjtë shtegtarë” në skenën shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2025 09:22 Përditësuar

Xhelili: Politika kadrovike dhe “zogjtë shtegtarë” në skenën shqiptare

Një nga sfidat më të mëdha që përballet skena politike shqiptare sot është politika kadravike – një fenomen ku individët pa ide dhe pa vizion përfaqësues zënë vend në qendrat vendimmarrëse, thjesht përmes lojës së lojalitetit të përkohshëm dhe interesit personal.

Analisti politik Zudi Xhelili shprehet se liderët shqiptarë shpesh bien në grackën e mbështetjes së individëve të quajtur “zogj shtegtarë”, të cilët kalojnë nga një parti në tjetrën në kërkim të ulëseve të përkohshme apo privilegjeve momentale.

“Këta ‘zogj shtegtarë’ nuk kanë lidhje me ideologjinë, programin apo elektoratin. Aftësia e tyre më e madhe është servilizmi i rafinuar dhe mungesa e çdo principi politik apo ideje progresiste. Ata janë aty vetëm për përfitime personale, jo për të ndërtuar apo përfaqësuar,” – thekson Xhelili.

Sipas tij, kjo qasje është thellësisht e dëmshme për funksionimin demokratik, pasi partitë politike shndërrohen në strofulla interesash të ngushta dhe jo në institucione ideologjike që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.

“Nëse synojmë ndërtimin e strukturave politike të qëndrueshme dhe të besueshme, është jetike që të ndalet ky fenomen. Partitë duhet të investojnë në njerëz me ide, vlera dhe vizion afatgjatë, jo në figura të përkohshme që zhduken me rastin e parë,” përfundon Xhelili.

Ky është një apel i qartë për reformim të brendshëm dhe përzgjedhje cilësore brenda forcave politike shqiptare, nëse vërtet duan të luajnë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm në zhvillimin demokratik të shoqërisë. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2025 09:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media