A po përvetëson Izet Mexhiti punën e Arben Taravarit?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 18:36

A po përvetëson Izet Mexhiti punën e Arben Taravarit?

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti publikoi sot një deklaratë në rrjetet sociale, ku përshëndeti fillimin e punës së 35 specializantëve të rinj shqiptarë në institucionet shëndetësore në Tetovë dhe Gostivar, transmeton Flaka. Sipas tij, 24 prej tyre janë sistemuar në Qendrën Klinike të Tetovës dhe 11 në Spitalin e Gostivarit.

“Suksese të gjithëve,” shkruan Mexhiti, por pa përmendur faktin se këto specializime janë rezultat i një procesi që u inicua gjatë mandatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Deri para pak ditësh, ishte pikërisht Taravari ai që menaxhonte institucionet shëndetësore dhe kishte nënshkruar planet për rritjen e numrit të specializantëve shqiptarë në spitale periferike.

Kjo ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe në qarqe profesionale, ku po shtrohet pyetja: a po tentohet të përvetësohet një sukses i tjetrit për përfitime politike?

Analisti Gent Aliu thotë që: “Fakti që 35 specializantë të rinj shqiptarë kanë nisur punën në institucionet shëndetësore të Tetovës dhe Gostivarit është padyshim një zhvillim pozitiv për sistemin shëndetësor dhe për përfaqësimin e kuadrove shqiptare në këtë sektor”.

“Megjithatë, mënyra se si u prezantua ky lajm nga z. Izet Mexhiti ngre disa pikëpyetje legjitime. Në deklaratën e tij publike mungon çdo përmendje e kontributit të ministrit paraprak të Shëndetësisë, dr. Arben Taravari, i cili realisht ka qenë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave që kanë mundësuar këtë pranim të specializantëve të rinj. Është e njohur për opinionin se procedurat për pranimin dhe sistemimin e specializantëve janë të gjata dhe burokratike – dhe nuk ndodhin brenda një jave apo muaji”, thotë Aliu.

Në këtë kontekst, shton Aliu, duket se kemi të bëjmë me një përpjekje për të kapitalizuar politikisht mbi një proces që ka nisur dhe është menaxhuar nga dikush tjetër.

“Në vend që të nxisim frymën e bashkëpunimit dhe vlerësimit të ndërsjellë për rezultatet pozitive, po i hapet rrugë një narrativi politik që mund të sjellë ndarje dhe keqinformim. Nëse synimi është vërtet përmirësimi i shëndetësisë dhe avancimi i kuadrove shqiptare, atëherë çdo aktor politik duhet të tregojë integritet dhe të njohë kontributin e secilit në mënyrë transparente. Politizimi i suksesit të profesionistëve shëndePër njohësit e rrethanave në shëndetësi, është e qartë se proceset e rekrutimit dhe miratimit të specializimeve janë procedura afatgjata, që nuk ndodhin brenda pak ditësh apo jave. Kjo e bën të vështirë të besohet se ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt me ndonjë vendim të ri të Ministrisë”, shprehet Aliu.

Në mungesë të një reference të qartë ndaj punës së Taravarit në deklaratën e Mexhitit, shumëkush e ka parë këtë si një përpjekje për të kapitalizuar politikisht mbi një arritje institucionale të nisur më herët. Nëse qëllimi është mbështetja e kuadrit të ri mjekësor shqiptar, atëherë transparenca dhe njohja e kontributit të secilit duhet të jenë themelore. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 18:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media