Sot mblidhet Kryesia Qendrore e VLEN 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2025 14:32

Sot mblidhet Kryesia Qendrore e VLEN 

Sot me fillim nga ora 19:00, do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë Qendrore të koalicionit VLEN, njofton Flaka

Mbledhja do të zhvillohet në press qendrën e VLEN, në hapësirat e Alternativës – “Mavrovësja”, ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe organizative brenda koalicionit.

Para fillimit të mbledhjes, liderët e partive pjesëmarrëse në VLEN do të japin prononcime për media. Organizatorët ftojnë të gjitha mediat e interesuara që të jenë të pranishme dhe të përcjellin këtë aktivitet të rëndësishëm politik.

Pritet që kjo mbledhje të zhvillohet në një moment vendimtar për orientimet e ardhshme të koalicionit dhe pozicionimet politike në skenën vendore. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2025 14:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media