Arsovska akuzon institucionet për mbulim të krimit me legalizimet e paligjshme në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 14:12

Arsovska akuzon institucionet për mbulim të krimit me legalizimet e  paligjshme në Çair

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, ka dalë sërish me akuza ndaj institucioneve shtetërore, duke i cilësuar si pjesëmarrëse aktive në mbulimin e një rasti të legalizimit të paligjshëm në Komunën e Çairit, që sipas saj është realizuar përmes dokumenteve të falsifikuara, transmeton Flaka

Sipas Arsovskës, Komuna e Çairit ka dorëzuar më 27 maj një vendim për anulimin e legalizimit pranë Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, i cili është antedatuar më 2 maj për të dhënë përshtypjen se është ndërmarrë para se të zbulohej rasti. Ajo thotë se ky veprim u bë vetëm disa orë pasi kishte paraqitur kallëzime në MPB.

Arsovska akuzon qeverinë dhe Ministrin e Punëve të Brendshme për bashkëpunim në fshehjen e krimit dhe mosveprim në ndalimin e përgjegjësve, përfshirë kryetarin e Çairit, Visar Ganiu, dhe liderit të LD-së, Izet Mexhiti.

Ajo u ka bërë thirrje organeve të ndjekjes dhe prokurorisë publike që të ndërhyjnë urgjentisht për të siguruar provat dhe për të zbardhur rastin, ndërsa në njoftim përmend edhe përfaqësitë diplomatike të SHBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Shkup, të cilat thotë se janë informuar për ngjarjen. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 14:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media