Kasami: Kandidati i VLEN-it për Kërçovën do të përzgjidhet së shpejti

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 14:18

Kasami: Kandidati i VLEN-it për Kërçovën do të përzgjidhet së shpejti

Partia VLEN nuk ka caktuar ende kandidatin me të cilin do të garojë për Komunën e Kërçovës në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan Flaka. Sipas Bilall Kasamit, një nga përfaqësuesit e partisë, janë disa opsione për kandidatë, por përzgjedhja finale do të bëhet pas një procesi të kujdesshëm dhe nëpërmjet disa procedurave.

Kasami theksoi se kandidati i VLEN-it që do të arrijë në raundin e dytë për Komunën e Kërçovës do të jetë përkrahur plotësisht nga partia. Procedura për përcaktimin e kandidatëve në komunat tjera ku shqiptarët janë shumicë, është në zhvillim e sipër.

“Parimisht VLEN do të ketë kandidat në të gjitha komunat ku shqiptarët janë shumicë, përfshirë edhe Kërçovën, ku aktualisht kemi disa kandidatë. Në bashkëpunim me strukturat tona, qytetarët, sektorin civil dhe agjencitë e matjes së opinionit publik, do të vendosim se cili kandidat është më i përshtatshmi për këtë komunë. Ne besojmë se kandidati që do të përfaqësojë VLEN-in në raundin e dytë do të jetë fituesi i vërtetë dhe do të ketë mbështetjen tonë të plotë,” tha Bilall Kasami.

Procesi i përzgjedhjes vazhdon dhe pritet të sjellë vendime në ditët në vijim.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 14:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media