Bexheti kritikon ish-bashkëpartiakët: Pushteti pa karakter është veç një iluzion i përkohshëm
Ish-zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, ka reaguar me tone të ashpra ndaj disa prej ish-bashkëpunëtorëve të tij politikë, të cilët, sipas tij, kanë zgjedhur pushtetin personal në vend të parimeve kolektive.
“Kur ne vendosëm të largohemi nga një qeverisje që s’na përfaqësonte më, besuam se ishim bashkë në atë vendim. Por disa ‘shokë’ tanë preferuan të ngjiten në kolltukët që ne i lamë bosh për hir të parimit — duke harruar se pushteti pa karakter është vetëm një iluzion i përkohshëm,” deklaroi Bexheti në një postim publik.
Ai shtoi se funksionarët që sot mbajnë poste pa legjitimitet politik nuk kanë as ndikim real, as përkrahje: “Funksionar pa legjitimitet është njësoj si komandant pa ushtri — mban titullin, por s’ka fuqi.” Flaka Media