Talenti kosovar i bashkohet Hoffenheim-it

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 19:28

Talenti kosovar i bashkohet Hoffenheim-it

Një tjetër talent kosovar po bën hapin e madh në karrierë. Leon Avdullahu, mesfushori i ri i Baselit, është zyrtarisht futbollist i Hoffenheim-it, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zviceran, transferimi ka kushtuar plot 8 milionë euro.

Në një mesazh emocional për klubin dhe tifozët, Avdullahu u shpreh mirënjohës për vitet e kaluara me fanellën kuq e blu të Baselit:

“Që kur isha 14 vjeç, e kam veshur fanellën kuq e blu me krenari. Pas shtatë sezonesh në FCB, një kapitull i ri në Gjermani po fillon për mua. Të jem në gjendje të ndërmarr këtë hap pas dy titujsh me klubin të cilit i detyrohem kaq shumë, më duket si një ëndërr. Do të doja të falënderoja sinqerisht klubin dhe të gjithë tifozët për vitet e fundit fantastike – do të mbetem i lidhur me FCB përgjithmonë.”

Avdullahu, i njohur për qetësinë në mesfushë dhe vizionin e lojës, ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur në radhët e Baselit gjatë sezonit të fundit, ku regjistroi 39 paraqitje dhe një gol.

Ky transferim shënon një tjetër sukses për futbollistët shqiptarë që po tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare. Te Hoffenheim, Avdullahu pritet të ketë mundësinë për të vazhduar rritjen si lojtar dhe për të lënë gjurmë në Bundesliga.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media