E verdha dhe portokallia – ngjyrat e lumturisë sipas studiuesve
Ngjyra e verdhë lidhet me lumturinë, por jo kudo njësoj!
Një studim i botuar në Journal of Environmental Psychology tregon se ngjyra e verdhë mund të nxisë ndjenjat e lumturisë, por ndikimi i saj ndryshon nga vendi në vend.
Sipas studiuesve, njerëzit që jetojnë më larg ekuatorit dhe në zona me mot të vranët e lidhin më shpesh këtë ngjyrë me gëzimin. Për shembull, vetëm 5.7% e pjesëmarrësve në Egjipt e shohin të verdhën si një ngjyrë pozitive, ndërsa në Finlandë kjo përqindje arrin në 87.7%.
Ekspertët thonë se ngjyrat ndikojnë në humorin përmes hipotalamusit, duke stimuluar çlirimin e hormoneve të ndryshme. “E verdha dhe portokallia shoqërohen me lumturinë”, thekson Dr. Tanja Eliot.
Për ata që jetojnë në zona me më pak dritë dielli, një mënyrë për të rritur ndjesinë e lumturisë mund të jetë thjesht rrethimi me më shumë ngjyrë të verdhë!
Flaka