Spurs zyrtarizon trajnerin e ri – Vjen Thomas Frank

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 19:30

Spurs zyrtarizon trajnerin e ri – Vjen Thomas Frank

Zyrtare: Thomas Frank, trajneri i ri i Tottenhamit – Kontratë deri në vitin 2028.

Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri, pas largimit të Ange Postecoglou. Thomas Frank, tekniku danez, është zgjedhja e klubit londinez për të udhëhequr skuadrën në sezonet e ardhshme.

Frank kishte arritur marrëveshjen me presidentin Daniel Levy prej ditësh, ndërsa sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga klubi. Ai ka nënshkruar kontratë që e mban në “Tottenham Hotspur Stadium” deri në verën e vitit 2028.

51-vjeçari vjen pas një periudhe të suksesshme me Brentford, klub të cilin e drejtoi për shtatë vite me rezultate mbresëlënëse dhe me një stil loje të admiruar.

Kjo do të jetë hera e parë që Thomas Frank do të drejtojë një skuadër që merr pjesë në Ligën e Kampionëve, një hap i madh në karrierën e tij

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media