Carles Puyol vlerëson Cristiano Ronaldon: “Figura më e rëndësishme e Real Madridit”
Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol, ka lavdëruar ndikimin e Cristiano Ronaldos te Real Madridi, duke e cilësuar atë si figurën më të rëndësishme në historinë e klubit madrilen.
Në një deklaratë të fundit, Puyol theksoi se “Cristiano Ronaldo është lojtari më i rëndësishëm në historinë e Real Madridit”, duke shtuar se shifrat e tij flasin vetë. Ai vlerësoi rolin e Ronaldos si një faktor vendimtar për ekipin, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Ky vlerësim nga një ish-lojtar i Barcelonës ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke konfirmuar ndikimin e jashtëzakonshëm të pesë herë fituesit të Topit të Artë në historinë e madrilenëve.
Flaka