Kristjan Asllani në qendër të planeve të Interit – trajneri Chivu i beson një rol kyç
E ardhmja e Kristjan Asllanit në skuadrën e Interit ka marrë një kthesë pozitive pas largimit të trajnerit Simone Inzaghi dhe ardhjes së Cristian Chivut në krye të ekipit. Mediat italiane raportojnë se mesfushori shqiptar është pjesë e planeve të teknikut rumun dhe pritet të marrë një rol të rëndësishëm në formacionin e zikaltërve.
Sipas burimeve, Asllani do të nisë si titullar në debutimin e Interit në Kupën e Botës për Klube kundër Monterrey, duke pasur një mundësi ideale për të treguar aftësitë e tij dhe për të dëshmuar se është një pjesë e rëndësishme e ekipit.
Ndërkohë, interesimi nga klubet e Serie A për Asllanin vazhdon, me Fiorentinën që është në pritje dhe monitoron situatën e tij te Interi. Ky turne mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, duke përcaktuar nëse do të vazhdojë me Interin apo do të hapen mundësi të reja për të në merkato.
Flaka