Daniel, Goran, Snezhanka, Ana, Tome, Viktor dhe Igor – ndër emrat në listën e 720 kontratave të Komunës së Çairit

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Tetor, 2025 10:30 Përditësuar

Daniel, Goran, Snezhanka, Ana, Tome, Viktor dhe Igor – ndër emrat në listën e 720 kontratave të Komunës së Çairit

Daniel Mlladenovski, Goran Arsovski, Snezhanka Gusheva, Ana Oboçka, Tome Stojanov, Viktor Markovski dhe Igor Popovski, janë ndër emrat e shumtë që ndodhen në listën e kontratave të shpërndara nga komuna e Çairit, për të cilat opozita shqiptare pohon se janë lidhur për përfitime elektorale, shkruna Flaka.

Në listën me emrat kontraktuese që Flaka e shpalosi të mërkurën, shihen me qindra emra të komunitetit romë, e për të cilën ASH-ja e Arben Taravarit sot tha që u shfrytëzuan për të mbushur sallën Boris Trajkovski nga ana e VLEN-it qeveritar.

“Vasalët e Mickoskit merren me cirqe politike, siç ishte edhe skena e turpshme në sallën ‘Boris Trajkovski’, ku për ta mbushur sallën nuk mjaftuan as qindra kontrata të shpërndara në Çair e Tetovë,” thuhet në reagimin e ASH-së.

Brenda javës, nga Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI, shpalosën numrin e kontratave të lidhura nga komuna e Çairit.

Nga atje reaguan me tone të ashpra ndaj asaj që e quan një prej skandaleve më të mëdha të shpërdorimit të buxhetit komunal në historinë e Çairit. Në një konferencë për media, përfaqësuesi i kësaj force politike, Bekim Berisha, denoncoi se Komuna e Çairit, nën drejtimin e Izet Mexhitit dhe koalicionit VLEN, ka shpërndarë 720 kontrata për militantë partiakë, të cilat i kushtojnë qytetarëve deri në 500 mijë euro në muaj.

“Nëse nuk ka përgjigje, është e qartë se këto kontrata janë vetëm mjet për të blerë mbështetje politike me paratë e qytetarëve. Më 20 tetor, një ditë pas fitores së madhe të dr. Bujar Osmanit, të gjitha këto kontrata do të revidohen një për një. Vetëm ata që realisht punojnë dhe kontribuojnë për komunën do të kenë vendin e tyre të merituar. Paratë e qytetarëve nuk do të shkojnë më për militantë partiakë, por për projekte konkrete – për pastërti, shkolla, zhvillim dhe një jetë më cilësore në Çair”, thanë nga AKI.

Lista po publikohet konform rregullativës ligjore

Në Maqedoninë e Veriut, qasja në informacionet me karakter publik rregullohet nga Ligji për qasje të lirë në informata me karakter publik, ndërsa mbrojtja e privatësisë rregullohet nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Çfarë lejohet të bëhet publike?

  • Informacionet që lidhen me punën, vendimet, buxhetet, kontratat, tenderët dhe shpenzimet e institucioneve publike.
  • Dokumentet që tregojnë përdorimin e mjeteve publike dhe aktivitetet e zyrtarëve në ushtrimin e funksionit të tyre.
  • Të dhëna statistikore dhe informata të përgjithshme që nuk identifikojnë drejtpërdrejt individë privatë.

Çfarë nuk lejohet të bëhet publike?

  • Të dhëna që konsiderohen të dhëna personale, si numri i letërnjoftimit, adresa private, numrat e telefonit personal, gjendja shëndetësore, të dhëna biometrike etj.
  • Informacionet që përbëjnë sekret shtetëror, tregtar ose profesional, përveç nëse ka interes publik më të madh që justifikon publikimin.
  • Detaje nga jeta private e individëve që nuk lidhen me funksionin publik të tyre.

Kur informacionet janë publikuar nga vetë institucionet:
Nëse një institucion i shtetit ka bërë publik një informacion përmes faqes zyrtare, buletineve ose akteve zyrtare, ai informacion konsiderohet i hapur për publikun. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që mund të shpërndahet apo të përdoret pa kriter – duhet të respektohen gjithmonë kufizimet që kanë të bëjnë me privatësinë dhe të dhënat personale. Për shembull, një kontratë e publikuar mund të përmbajë emrin dhe mbiemrin e nënshkruesit, por jo numrin e letërnjoftimit apo adresën private.

Pra, balanca është midis transparencës (përdorimi i fondeve publike dhe përgjegjësia e institucioneve) dhe mbrojtjes së të dhënave personale (respektimi i privatësisë së individëve). Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Tetor, 2025 10:30 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.