“Buta: Irina është motivi dhe forca ime për jetë”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Tetor, 2025 20:05

“Buta: Irina është motivi dhe forca ime për jetë”

Reperi i njohur nga Ferizaj, Betim Januzi – Buta, ishte mysafir në emisionin “Prive” në Klan Kosova, ku foli për periudhën pas daljes nga burgu dhe për ndryshimet që i kanë ndodhur në jetë.

Në shkurt të vitit 2024, Buta u bë baba për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tij, Irinës, një ngjarje që ai e përshkroi si motivin më të madh për të ecur përpara. “Irina është motivi dhe forca ime për jetë”, tha reperi gjatë intervistës, duke shtuar se roli i babait i ka ndryshuar perspektivën për shumë gjëra.

Duke folur për ndikimin e atësisë në karrierën e tij, Buta u shpreh se nuk do të ndryshojë stilin e muzikës, por do të mbetet i përgjegjshëm përballë familjes: “Nuk më takon mua t’ua edukojë fëmijët. Nuk i kisha preferu prindërit me i lënë fëmijët e tyre me ngu muzikën tem, se është muzikë e pacensuruar.”

Ai theksoi se tani fokusi i tij kryesor janë vlerat dhe shembulli që mund t’i japë fëmijës së tij, ndërsa paralelisht do të vazhdojë projektet muzikore, duke kërkuar balancën mes familjes dhe karrierës.

Ky rrëfim i sinqertë i Butës ka ngjallur reagime të shumta në publik, duke treguar një anë më personale të reperit, përtej imazhit të tij artistik.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Tetor, 2025 20:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.