Editorial Flaka: Akademi dekurajuese

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2025 20:25

Editorial Flaka: Akademi dekurajuese

Editorial Flaka

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, institucion që në parim duhet të përfaqësojë objektivitetin, vlerat dhe etikën shkencore, ka firmosur një tjetër skandal që sfidon çdo logjikë të shëndoshë akademike dhe njerëzore. Ditët e fundit, për anëtarë korrespondentë në fushat e shkencave shoqërore janë zgjedhur prof. dr. Gordana Lazhetiq nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, me vetëm 33 citime në Google Scholar (renditur në vendin 1287 në nivel shtetëror), si dhe prof. dr. Stojko Stojkov me 34 citime, me h-indeks 3, i renditur përkatësisht në pozicionet 1641 dhe 1731 në rangun shkencor kombëtar.

Këto përzgjedhje janë tronditëse, sidomos kur në të njëjtën garë kanë qenë akademikë me dhjetëra, qindra ose mijëra citime ndërkombëtare dhe me reputacion të njohur në botën akademike. Mjafton të përmenden: Xhaferi (682 citime), Petreski (964), Petrevska (1410), Zekiri (2840), Rexhepi (3181), e sidomos Ramadani, me 12.151 citime, i klasifikuar sipas Stanfordit në 2% të shkencëtarëve më të cituar globalisht, një figurë e pranuar nga botues ndërkombëtarë si Springer, Elsevier, Emerald dhe universitete prestigjioze në botë. A mund të flitet për meritokraci, kur Akademia privilegjon figura pa ndikim shkencor, ndërkohë që lë jashtë ata që përfaqësojnë kulmin e dijes dhe shkencës në vend?

Kur edhe në shkencë mungon objektiviteti, çfarë mund të presim në fushat e tjera të jetës publike? Si mund të motivohen studiuesit që punojnë me përkushtim, kur në majën e piramidës vendosen jo më të mirët, por të favorizuarit e rrethit akademik të mbyllur?

Ky është një dëm i drejtpërdrejtë për shkencën, për universitetin dhe për shoqërinë.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2025 20:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.