Përleshje në protestat kundër krimit në Meksikë – janë 120 të plagosur

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 10:37

Përleshje në protestat kundër krimit në Meksikë – janë 120 të plagosur

Më shumë se 100 persona u plagosën dhe 20 u arrestuan gjatë një proteste masive të shtunën në kryeqytetin e Meksikës kundër mënyrës se si presidentja po trajton krimin e dhunshëm, thanë zyrtarët lokalë të qeverisë.

Mijëra marshuan drejt sheshit historik kryesor publik të Mexico City, Zocalo, në një demonstratë të nxitur nga të rinjtë me lidhje me një valë globale protestash të Gjeneratës Z, si edhe nga mbështetësit e “Lëvizjes Sombrero” vendase, që u shfaq pas vrasjes së fundit të një kryetari komune të njohur për luftën kundër krimit të organizuar.

AFP vëzhgoi pjesëmarrës të të gjitha moshave që merrnin pjesë në tubim përpara Pallatit Kombëtar, ku jeton dhe punon presidentja Claudia Sheinbaum.

Sipas gazetarëve të AFP-së, disa protestues, shumë prej të cilëve mbanin kapuçë, rrëzuan barrierat metalike që mbronin pallatin dhe hodhën kocka kalldrëmi ndaj policisë së trazirave, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

“Për shumë orë, ky mobilizim vazhdoi dhe u zhvillua paqësisht, derisa një grup personash të maskuar filloi të kryente akte dhune”, u tha gazetarëve Pablo Vazquez, shefi i sigurisë së Mexico City.

Ai shtoi se njëzet protestues dhe 100 policë u plagosën, me 40 zyrtarë policorë të shtruar në spital për prerje dhe mavijosje.

Policia arrestoi 20 persona për vjedhje dhe sulm, tha Vazquez, dhe kishte hapur gjithashtu një hetim për sulmin ndaj një gazetari të gazetës La Jornada, e cila pretendoi se pas incidentit qëndronin zyrtarë policorë.

Sheinbaum, në pushtet që nga tetori 2024, mbajti vlerësime të lartë nga qytetarët e Meksikës në vitin e saj të parë, por u përball me kritika gjithnjë e më të mëdha ndaj politikave të saj të sigurisë pas disa vrasjeve me profil të lartë.

“Kjo është një nga qeveritë më të korruptuara që kemi pasur ndonjëherë”, tha Valentina Ramirez, një studente e intervistuar nga AFP-ja. “Është një narko-qeveri e korruptuar që dëshiron të mbrojë të korruptuarit dhe kartelët në vend të njerëzve”

Të shtunën, disa protestues mbanin sombrero të ngjashëm me stilin e kapeles së bërë të famshme nga Carlos Manzo, një kryetar komune në shtetin perëndimor Michoacan, i cili u vra më 1 nëntor. Ai ishte i njohur për fushatën e tij kundër bandave të trafikut të drogës në qytetin e tij të lindjes, Uruapan.

Megjithatë, e veja e kryetarit të vrarë të bashkisë e distancoi lëvizjen e bashkëshortit të saj me demonstratën e së shtunës.

Bernardo Bravo, një drejtues i prodhuesve të limës në të njëjtën zonë, ishte gjithashtu qëlluar për vdekje në fund të tetorit.

Më herët këtë javë, Sheinbaum vuri në pikëpyetje motivimet e demonstratës dhe tha në konferencën e saj të rregullt të mëngjesit se protesta ishte “inorganike” dhe “e paguar”.

“Është një lëvizje e promovuar nga jashtë kundër qeverisë”, tha ajo.

Protestuesit shfaqën pankarta me mesazhe të tilla si “Ne jemi të gjithë Carlos Manzo” përkrah flamurit ikonik pirat nga manga japoneze One Piece, i cili është bërë simbol i protestës së të rinjve anembanë botës, nga Madagaskari te Filipinet e Peruja.

“Duhej ta kishit mbrojtur Carlos Manzon kështu!”, bërtisnin disa protestues ndaj forcave të sigurisë, të cilat u përgjigjën me fikëse zjarri dhe gaz lotsjellës./REL

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 10:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.