Në Shqipëri, 41% e grave e vajzave kanë përjetuar një nga format e abuzimeve online

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 13:01

Në Shqipëri, 41% e grave e vajzave kanë përjetuar një nga format e abuzimeve online

Dhuna digjitale është në rritje te gratë dhe vajzat në Shqipëri. Ajo njeh forma të reja, që nga abuzimet me imazhin duke përdorur Inteligjencën artificiale, bullizmi, përndjekjet online, kërcënimet, zhvatjet përmes internetit, të cilat ndikojnë direkt në shëndetin mendor të grave dhe vajzave.

Në Shqipëri llogaritet se 41% e vajzave dhe grave të moshës mbi 18 vjeç kanë përjetuar të paktën një nga format e dhunës të ushtruar përmes teknologjisë. 1 në 2 gra dhe vajza në vend ka përjetuar një ose më shumë forma të dhunës gjatë jetës së tyre. 27 gra janë vrarë në tre vitet e fundit nga partneri ose nga një anëtar i familjes.

“Ne po forcojmë ligjin,” shprehet Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se abuzimet, kërcënimet dhe ngacmimet në internet kanë pasoja të dëmshme te gratë dhe vajzat, ndaj kërkohet mbrojtje njëlloj si për dhunën jashtë internetit, pasi urrejtja seksiste në internet mund të përshkallëzohet në krime urrejtjeje në botën reale.

Është hapur tashmë fushata 16 Ditët e Aktivizmit për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, e cila u bën thirrje qeverive, kompanive të teknologjisë të veprojnë menjëherë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për t’i vënë platformat digjitale para përgjegjësisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 13:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.