Veliaj kundërshton arrestin me burg në Gjykatën Kushtetuese

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 16:33

Veliaj kundërshton arrestin me burg në Gjykatën Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt kanë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese masën e sigurimit arrest në burg ndaj tij. Në një kërkesë drejtuar “Kushtetueses” avokatët e tij kërkojnë shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, të Apelit të Posaçëm dhe të Gjykatës së Lartë, të cilat e kanë lënë në fuqi këtë masë sigurie.

Avokatët e tij i konsiderojnë këto vendime si të marra në shkelje të rëndë të procesit të rregullt, proporcionalitetit dhe prezumimit të pafajësisë.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti nga SPAK në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash. Në dosjen ndaj tij janë në total 29 të pandehur ku krahas kryebashkiakut të Tiranës është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe disa përfaqësues të kompanive private dhe organizatave jofitimrurëse.

Ndaj Veliajt janë ngritur akuzat korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Aktualisht çështja ndaj tij është në seancë paraprake dhe pritet të vendoset nëse gjykata do të pranojë çështjen ndaj tij për gjykim të plotë.

Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese la në detyrë Erion Veliajn duke shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe më pas nga Këshilli i Ministrave. Sipas gjykatës, ai nuk ka kryer shkelje të rëndë pasi mungesa e tij në detyrë lidhet me arrestimin dhe jo me neglizhencë apo abuzim.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 16:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.