Lista Serbe nuk u certifikua – BE dhe SHBA kritika Vetëvendosjes: Shkurtpamëse dhe përçarëse

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Dhjetor, 2025 10:45

Lista Serbe nuk u certifikua – BE dhe SHBA kritika Vetëvendosjes: Shkurtpamëse dhe përçarëse

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe qeverisë së tij, duke ngritur një sërë akuzash politike, ekonomike dhe institucionale.

Bajrami rikujtoi edhe një deklaratë të saj për Listën Serbe, për të cilën thotë se u sulmua nga aktivistët e Vetëvendosjes.

Ajo përmendi rastin e sulmit terrorist në Banjskë, duke pyetur se si i ishte mundësuar largimi pa pengesa i Millan Radoiçiqit, dhe kërkoi publikisht përgjigje nga qeveria për këtë “korridor të ikjes”.

Në vazhdim, ajo akuzoi Vetëvendosjen për koordinim me përfaqësues të Listës Serbe, duke iu referuar audio-incizimit të përmendur shpesh në debatet politike. Sipas saj, marrëdhëniet politike mes LVV-së dhe Beogradit shpesh kanë reflektuar interesat e brendshme të dy palëve.

Bajrami po ashtu kritikoi menaxhimin ekonomik të qeverisë “Kurti”, duke e quajtur skemën e subvencioneve “korrupsion publik”.

Ajo në Klan Kosova, theksoi se ndërsa qeveria shpërndante miliona euro, punëtorët e RTK-së mbetën pa paga pavarësisht buxhetit të ndarë.

Duke iu referuar të dhënave të ASK-së, Bajrami tha se inflacioni i muajit të fundit ka arritur 5.1%, duke akuzuar qeverinë se po e prodhon vet inflacionin përmes politikave të saj.

Në fushën e energjisë, nënkryetarja e LDK-së njoftoi se është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për abuzime dhe rritjen e çmimit të energjisë. Ajo akuzoi institucione si Ministria e Ekonomisë, KOSTT-i dhe ZRRE-ja për mosveprim ose bashkëpunim në shkelje, duke përmendur licencat e kompanive si EFT dhe NOA, për të cilat pretendon se po abuzojnë me kapacitete dhe tregti energjetike.

Në fund, Bajrami prezantoi edhe një nga projektet kryesore të LDK-së: ndërtimin e një centralit me gaz dhe rritjen e kapaciteteve energjetike, si pjesë e programit “Rruga e Re”.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Dhjetor, 2025 10:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.