Franco Foda: “Fisnik Asllani meriton Bayernin ose Dortmundin”
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një intervistë për Sky Sports përpara Shtëpisë së Bardhë, ku të premten nga ora 18:00 do të mbahet ceremonia e shortit për Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
I pyetur për sulmuesin e ri Fisnik Asllani, Foda ka theksuar se talenti i tij është i denjë për të luajtur në një nga klubet më të mëdha gjermane, si Bayern Munich ose Borussia Dortmund.
Deklaratat kryesore të Foda:
- “Ka shumë klube për verën e ardhshme. Ai mund të largohet nga Hoffenheimi për shkak të klauzolës së lirimit dhe tashmë ka raportime për interesimin e Bayernit dhe Dortmundit.”
- “Ka cilësi të jashtëzakonshme në zonë, në hapësira të ngushta dhe është shumë inteligjent. Ai i shfrytëzon shpejt hapësirat në zonën e penalltisë dhe shënon gola.”
- “Ai absolutisht duhet të jetë në njërin prej atyre klubeve. Nuk i di diskutimet e tij, por di vetëm cilësitë e tij dhe për këtë arsye ishte kaq i rëndësishëm ta bindnim se duhej të luante për Kosovën.”
Përveç interesimit nga Bayern dhe Dortmund, Asllani ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera të mëdha europiane, mes tyre Barcelona.
Flaka














