Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës për herë të tretë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shkurt, 2026 22:49 Përditësuar

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës për herë të tretë

Pas votimin në Kuvend kandidatura e Albin Kurtit mori 66 vota pro, 49 vota kundër dhe asnjë abstenim.

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ekspozenë e tij në Kuvend e ka nisur duke thënë se propozimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim të ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burgim bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare

Ai ka thënë se seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo konstituive e Kuvendit janë mbajtur në orët e vona për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit.

“Kërkesa e prokurorisë për dënimin prej 45 vite burgim për secilin ku përfshihen edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës që unë drejtoj mbetet i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe njohur ndërkombëtarësht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm”, ka thënë Kurti.

Lista Serbe ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës kur po intonohej himni i Republikës së Kosovës. Pas intonimit të himnit, kryeministri Albin Kurti u betua si kryeministër i Kosovës.

Katër ministri të reja do të jenë në Qeverinë e re të Albin Kurtit për dallim nga ajo paraprakja.

Kurti ka ndarë disa ministri dhe ka shtuar dy krejt të reja.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Ministria e Administratës Publike dhe e Digjitalizimit u shtuan si ministri, ndërsa Ministria e Sportit dhe Rinisë u nda nga ajo e Kulturës siç ishte në qeverinë Kurti II. Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Tregtisë dhe Transportit u ndanë.

Në ekzekutivin e ri gjithsej janë 20 ministri nga 16 sa ishin.

Kabineti i ri qeveritar:

Kryeministër Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka

Ministër i Financave, Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri. Gazeta Flaka

430
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shkurt, 2026 22:49 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Meidani: Kërkesa për takimin me liderët shqiptarë ishte krejtësisht institucionale

Snopçe kundër Mexhitit për licencat e kanabisit: “Janë shfuqizuar katër, jo dhënë shtatë”

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës për herë të tretë

Meidani: Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore

Autonomia universitare nuk është negociabile – standardi evropian dhe realiteti ballkanik

Studimi zbulon: Boronicat e ngrira mund të jenë më të shëndetshme se të freskëtat

Japoni: Miliona shtëpi bosh për shkak të plakjes së popullsisë dhe rënies demografike

Shkencëtarët testojnë serum eksperimental për rritjen e flokëve – rezultatet e para brenda 48 orëve

Si të ndaloni dhimbjen e kokës natyralisht me vetëm një përbërës të zakonshëm

Ushqimet që përmirësojnë performancën e trurit

Robotët ndihmojnë bletët mbretëresha: Projekti RoboRoyale në Austri

Shkup: Arrestohet 68-vjeçari për vjedhjen e kabllove prej bakri me vlerë 200.000 euro

E fundit: Real Madrid dorëzohet për Super Ligën pas marrëveshjes me UEFA-n

Shkup, Gostivar dhe Tetovë: 7 shoferë ndalohen, automjete të sekuestruara

Gradec: Arrestohet 58-vjeçari për dhunë ndaj bashkëshortes

Liverpool i interesuar për Jules Kounde, gati të paguajë deri në 80 milionë euro

Von der Leyen kërkon treg kapitali më të fuqishëm në BE: “Duhet të thyejmë barrierat për të bërë Evropën një gjigant global”

Kafeja e ndaluar: Si sunduesit e mëdhenj e panë me dyshim pijën më të dashur të botës

Zelensky pritet të shpallë zgjedhjet presidenciale dhe referendum deri më 15 maj

Arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari për sulm ndaj gjyshit 90-vjeçar

430
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<