7 mënyra si agjërimi përmirëson shëndetin tuaj
Agjërimi nuk është vetëm një obligim fetar për myslimanët, por edhe një mjet i fuqishëm për përmirësimin e shëndetit. Studimet dhe përvoja e praktikuesve tregojnë se përveç përfitimeve shpirtërore, agjërimi sjell shumë dobi për trupin dhe imunitetin. Ja disa nga përfitimet më të rëndësishme:
1. Humbje peshe dhe metabolizëm më efikas
Gjatë agjërimit, trupi përdor rezervat e yndyrës si burim energjie, duke ndihmuar në djegien e yndyrës dhe përmirësimin e metabolizmit. Kjo e bën trupin më efikas në shfrytëzimin e kalorive.
2. Kontroll i nivelit të sheqerit në gjak
Agjërimi përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ul rezistencën ndaj saj. Përdorimi i glukozës së ruajtur si energji ndihmon në stabilizimin e sheqerit dhe redukton inflamacionin që lidhet me rezistencën ndaj insulinës.
3. Forcim i sistemit imunitar
Gjatë agjërimit ndodh një proces i quajtur autofagji, ku qelizat e dëmtuara riciklohen dhe zëvendësohen me qeliza të reja, duke përmirësuar funksionin e sistemit imunitar.
4. Gjumë më i mirë
Agjërimi ndihmon në uljen e kortizolit (hormoni i stresit) dhe rrit prodhimin e melatoninës, duke përmirësuar ritmin cirkadian dhe cilësinë e gjumit.
5. Ul presionin e gjakut
Për shkak të humbjes së peshës, uljes së natriumit dhe reduktimit të inflamacionit, agjërimi ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.
6. Reduktim i kolesterolit dhe yndyrës në gjak
Agjërimi ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe yndyrave, duke mbrojtur shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular.
7. Eliminimi i toksinave
Trupi pastron vetveten duke eleminuar helme dhe toksina, duke përmirësuar funksionet e organeve dhe ndjenjën e energjisë së përgjithshme.
Përfitimet shëndetësore të agjërimit janë të shumta dhe ato theksojnë rëndësinë e këtij praktikimi jo vetëm për shpirtin, por edhe për trupin. Duke ndjekur një agjërim të shëndetshëm, njerëzit mund të përmirësojnë peshën, gjumin, imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm.
Flaka
















