9 ushqime të shëndetshme që mund të konsumoni në darkë pa u shqetësuar për peshën
Ngrënia vonë në darkë shpesh shihet si problem për shumë persona, por disa ushqime mund ta bëjnë këtë rutinë të shëndetshme pa rrezikun e shtimit të peshës. Ekspertët sugjerojnë që të zëvendësohen ëmbëlsirat dhe produktet e përpunuara me ushqime të lehta dhe të ushqyese.
Ja 9 ushqimet që mund të konsumoni në darkë:
- Djathi – Zhduk ndjenjën e urisë dhe ju bën të ndiheni të ngopur deri në mëngjes.
- Kosi – Përmban proteina që ndihmojnë në djegien e kalorive dhe mbajnë organizmin aktiv gjatë natës.
- Biskotat e shëndetshme – Ofron ndjesinë e ngopjes dhe përmirëson cilësinë e gjumit.
- Kokoshkat – Të shëndetshme pa kripë, mund të aromatizohen me pluhur hudhre ose piper të zi.
- Vezë e zierë – Vetëm 75 kcal dhe shumë e ushqyeshme, mban urinë larg deri në mëngjes.
- Perimet jeshile – Lehtë të përziera, të marinura me pak vaj, ju bëjnë të ndiheni të ngopur por të lehtë.
- Pure molle me kanellë – Ëmbëlsirë natyrale dhe e shijshme si zëvendësim i ëmbëlsirave të dëmshme.
- Lëng qershie natyral – Ndihmon në ndjenjën e ngopjes dhe përmirëson cilësinë e gjumit.
- Banane – Parandalon urinë gjatë natës dhe përmirëson cilësinë e gjumit.
Duke zgjedhur këto ushqime të shëndetshme, darka nuk do të ndikojë negativisht në trup dhe mund të kontribuojë në një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.
Flaka
















