Si ju ndihmon dushi i ftohtë të forconi imunitetin dhe të humbni peshë
Dushi me ujë të ftohtë nuk është vetëm një mënyrë për të zgjuar trupin në mëngjes, por ofron një seri përfitimesh të rëndësishme për shëndetin. Edhe pse mund të duket e vështirë për t’u përballuar, ekspertët shpjegojnë se ky ritual mund të përmirësojë imunitetin, qarkullimin e gjakut, shëndetin e lëkurës dhe flokëve, si dhe të ndihmojë në humbjen e peshës.
Përfitimet kryesore të dushit me ujë të ftohtë
1. Forcon imunitetin
Dushi i ftohtë stimulon trupin dhe rrit konsumin e oksigjenit, duke nxitur lirimin e qelizave të bardha të gjakut. Këto qeliza janë esenciale për mbrojtjen kundër viruseve, ftohjeve dhe sëmundjeve të tjera.
2. Përmirëson lëkurën dhe flokët
Uji i ftohtë ndihmon në shtrëngimin e poret dhe kutikulave, duke parandaluar bllokimin e tyre. Në këtë mënyrë, lëkura mbetet më e pastër dhe flokët më të fortë dhe më të shëndetshëm. Ndryshe nga uji i nxehtë, i cili mund të thajë lëkurën, uji i ftohtë e ruan lagështinë natyrale.
3. Stimulon qarkullimin e gjakut dhe parandalon hipertensionin
Përveç stimulimit të sistemit imunitar, dushi i ftohtë përmirëson qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në parandalimin e hipertensionit dhe duke mbajtur zemrën dhe enët e gjakut në formë të mirë.
4. Nxit humbjen e peshës
Trupi ynë ka dy lloje dhjami: të bardhë dhe të kafe. Yndyra e bardhë, e grumbulluar kryesisht tek bel, kofshët dhe shpinë e poshtme, është e lidhur me kaloritë e tepërta. Dushi i ftohtë mund të aktivizojë dhjamin kafe, i cili djeg kalori për të gjeneruar nxehtësi, duke ndihmuar në reduktimin e yndyrës së tepërt.
Flaka















