Gabimet e përditshme që po ju shkaktojnë dhimbje shpine
Disa zakone të përditshme, që shumë njerëz i bëjnë pa vetëdije, mund të jenë shkaktarë të dhimbjeve të shpinës dhe problemeve afatgjata me shtyllën kurrizore.
Sipas raportimit të Daily Mirror, stresi dhe presioni i vazhdueshëm nga puna e përditshme janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të shpinës. Me kalimin e kohës, tensioni i grumbulluar në trup mund të përkeqësojë gjendjen fizike dhe të shkaktojë shqetësime të vazhdueshme.
Mjekja Juliette Hobson thekson se një nga gabimet më të zakonshme është neglizhimi i marrjes së mjaftueshme të ujit. Sipas saj, hidratimi i rregullt ndihmon në lubrifikimin e kyçeve, çka kontribuon në reduktimin e dhimbjeve të shpinës dhe përmirësimin e lëvizshmërisë.
Ajo shton se shumë pacientë që ankohen për dhimbje shpine nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqime të pasura me proteina. Proteinat janë thelbësore për rritjen dhe rimëkëmbjen e indeve në trup, përfshirë muskujt që mbështesin shtyllën kurrizore.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është dieta e pasur me sheqer. Konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe produkteve me përmbajtje të lartë sheqeri mund të nxisë inflamacion në organizëm, gjë që ndikon negativisht edhe në shëndetin e shpinës.
Në fund, Hobson paralajmëron se mungesa e aktivitetit fizik është një gabim i shpeshtë. Ajo rekomandon lëvizje të rregullt dhe qëndrimin jashtë në ajër të pastër, duke theksuar se edhe një shëtitje prej 10 minutash në ditë mund të bëjë diferencë të madhe në parandalimin e dhimbjeve të shpinës.
Flaka
















