Si të qetësoni dhimbjet e veshit me produkte natyrale nga kuzhina

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Mars, 2026 17:15

Si të qetësoni dhimbjet e veshit me produkte natyrale nga kuzhina

Dhimbjet e veshëve mund të jenë shumë të pakëndshme dhe shqetësuese, shpesh shkaktuar nga infeksionet, dylli, lëndimet e brendshme, ndryshimet e temperaturës apo tingujt e lartë. Përveç trajtimit me medikamente, disa produkte të zakonshme shtëpiake mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit vepron si qetësues dhe lubrifikant për veshin. Ai ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe mund të reduktojë zhurmat brenda veshit. Hidhni 3-4 pika vaj ulliri të vakët në kanalin e veshit ose ngjyeni një tampon pambuku me vaj dhe vendoseni në vesh për efekt të shpejtë.

Hudhra

Hudhra ka veti analgjezike dhe antibiotike. Për të përgatitur vajin e hudhrës, grijeni një lugë çaji hudhër, nxeheni lehtë, lëreni të ftohet dhe kullojeni vajin. Hidhni 2-3 pika në veshin e prekur. Një alternativë tjetër është të shtrydhni lëngun e disa thelpinjve hudhër dhe ta vendosni direkt në vesh.

Qepa

Qepa ka veti antiseptike dhe antibakteriale që ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të veshit. Prisni një qepë të freskët, mbështilleni me një napë të pastër dhe vendoseni mbi vesh për 5-10 minuta disa herë në ditë. Një tjetër metodë është të merrni një lugë lëng qepe të shtrydhur, ta ngrohni pak dhe të hidhni 2-3 pika në vesh 2-3 herë në ditë.

Për të siguruar rezultate, përdorni këto metoda me kujdes dhe nëse dhimbjet vazhdojnë ose shfaqen simptoma të tjera, kontaktoni mjekun.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Mars, 2026 17:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?