10 ushqime që mbrojnë trurin dhe përmirësojnë memorien
Jo vetëm mirëqenia e trupit dhe bukuria e jashtme ndikohen nga ushqimi, por edhe shëndeti i trurit. Një dietë e mirë dhe e pasur me ushqime të shëndetshme mund të përmirësojë memorinë, përqendrimin dhe kthjelltësinë, si dhe të ulë rrezikun nga sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.
Ushqimet kryesore për shëndetin e trurit:
- Salmon – Burim i pasur me acide yndyrore omega-3 për kujtesë dhe shëndet kardiovaskular.
- Ushqime të fermentuara – Kimchi, lakër turshi, kefir; mbështesin shëndetin e zorrëve dhe përmirësojnë funksionin e trurit.
- Frutat dhe perimet – Antioksidantët luftojnë inflamacionin që rrit rrezikun për sëmundje të trurit.
- Çokollata e zezë – Përqendrim dhe kujtesë më të mirë për shkak të flavonoideve dhe pak kafeinës.
- Turmerik – Përmirëson funksionet konjuktive të trurit dhe redukton inflamacionin.
- Ushqimet e detit – Konsumoni 2-3 herë në javë për yndyra të shëndetshme dhe reduktim të stresit.
- Qiqrat – Fibrat dhe magnezi ndihmojnë qarkullimin e gjakut në tru.
- Ushqimet me vitaminë C – Portokall, brokoli, luleshtrydhe; mbrojnë trurin nga sëmundjet.
- Barishtet jeshile – Burim i vitaminës K dhe folateve për mbrojtje të kujtesës.
- Kafe dhe çaj – Përqendrim dhe kthjelltësi gjatë ditës, në sasi të vogla (1-2 filxhanë).
Dieta Mesdhetare
Një nga dietat më të mira në botë, e pasur me fruta, perime, arrorë, sardele, ullinj dhe fibra, e cila mban larg sëmundjet që ndikojnë në shëndetin e trurit.
Flaka
















