Stresi kronik mund të dëmtojë trupin dhe shëndetin tuaj: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni
Stresi është një pjesë e zakonshme e jetës moderne, por kur bëhet kronik, ai mund të ndikojë në të gjitha aspektet e shëndetit tonë. Ekspertët paralajmërojnë se stresi i vazhdueshëm mund të shkaktojë ose përkeqësojë shumë probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë zemrën, sistemin tretës dhe imunitetin.
Shenjat fizike që tregojnë stres të lartë përfshijnë:
- Dhimbje koke: Stresi mund të shkaktojë apo përkeqësojë dhimbjet e kokës, përfshirë edhe migrenën.
- Probleme me tretjen: Lidhja e ngushtë mes trurit dhe sistemit të tretjes mund të shpjegojë pse stresi shkakton probleme si sindromi i zorrëve (IBS) dhe shqetësime të tjera stomakale.
- Infeksione dhe ftohje të shpeshta: Sistemi imunitar dobësohet, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj viruseve dhe baktereve.
- Humbje peshe: Ndërsa disa njerëz shtojnë peshë nga stresi, një pakicë mund të përjetojnë humbje të pashpjegueshme të kilogramëve.
- Probleme të stomakut: Vjellje, dispepsi dhe dhimbje janë shenja të zakonshme të stresit të lartë.
- Sëmundje të zemrës: Stresi kronik rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe sulme në zemër, përmes ndikimit mbi mekanizmat e koagulimit të gjakut.
Specialistët këshillojnë që menaxhimi i stresit përmes pushimit, ushtrimeve fizike dhe aktiviteteve relaksuese mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit fizik dhe emocional.
Flaka










