Ushqimet më të mira dhe ato më të këqija për t’u konsumuar në mëngjes
Shumë njerëz fillojnë ditën me një filxhan kafe, kos ose lëng portokalli, por jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për t’u konsumuar me stomakun bosh. Sipas udhëzimeve të AgroWeb.org, disa ushqime mund të shkaktojnë fryrje, urth dhe shqetësime të tjera gastrike, ndërsa të tjerat ndihmojnë organizmin dhe energjinë gjatë ditës.
Ushqimet që duhen shmangur në mëngjes:
- Brumërat: Gatimet me maja mund të irritojnë stomakun dhe shkaktojnë fryrje.
- Ëmbëlsirat: Sheqeri rrit insulinën dhe rëndon pankreasin.
- Kosi dhe produktet fermentuara: Veçanërisht i thartë, mund të dëmtojë bakteret e stomakut.
- Domatet dhe perimet e gjelbra të papërpunuara: Rrisin aciditetin dhe mund të shkaktojnë urth dhe fryrje.
- Erëzat pikante: Irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit.
- Pijet e gazuara dhe të ftohta: Dëmtojnë membranën e stomakut dhe rrisin rrezikun e gastritit.
Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes:
- Tërshëra: Mbron stomakun dhe ul kolesterolin.
- Vezët: Japin energji dhe ndihmojnë në kontrollin e kalorive gjatë ditës.
- Boronicat: Përmirësojnë kujtesën dhe rregullojnë metabolizmin dhe tensionin.
- Arrorët: Përmirësojnë tretjen dhe normalizojnë pehashin e stomakut.
- Mjalti: Rrit energjinë dhe përmirëson aktivitetin e trurit dhe humorin.
Një mëngjes i ekuilibruar nuk është vetëm një zakon i mirë, por një hap i rëndësishëm drejt shëndetit të përgjithshëm dhe energjisë gjatë gjithë ditës.
Flaka
















