Reduktimi i kripës: Përfitimet për shëndetin që nuk i keni ditur
Kripa është pjesë e pandashme e shumicës së ushqimeve që konsumojmë, pasi natriumi ndihmon në rregullimin e niveleve të lëngjeve në trup. Megjithatë, reduktimi i kripës mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, transmeton Klan Kosova.
Një nga efektet më të rëndësishme është ulja e tensionit të lartë të gjakut. Sipas kardiologut Amin Yehya, studimet kanë lidhur konsumimin e natriumit me hipertensionin. “Tensioni i lartë i gjakut është një faktor i madh i rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, prandaj ulja e presionit të gjakut mund të ulë edhe rrezikun për sulme në zemër dhe goditje në tru. Në mbarë botën, 54% e goditjeve dhe 47% e sëmundjeve të zemrës i atribuohen hipertensionit,” tha Dr. Yehya.
Gjithashtu, konsumimi i tepërt i kripës shkakton që trupi të mbajë më shumë ujë, pasi veshkat përpiqen ta balancojnë natriumin. Kur reduktohet kripa, kjo balancë zhvendoset dhe trupi nuk mban më tepër lëngje, duke ndihmuar edhe në humbjen e peshës së ujit.
Reduktimi i kripës është një hap i thjeshtë, por efektiv, për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular dhe për të mbajtur një trup më të shëndetshëm.
Flaka
















