5 arsye pse duhet të pini ujë sapo të zgjoheni
Zgjimi i hershëm shpesh shoqërohet me ndjesinë e etjes dhe dehidratimit, pasi trupi nuk ka marrë lëngje për të paktën 8 orë gjatë gjumit. Uji luan një rol të thelbësor në funksionet e trupit dhe hidratimi duhet të nisë që në mëngjes për të përmirësuar energjinë dhe shëndetin.
Ja 5 arsyet pse duhet të pini ujë sapo të zgjoheni:
- Hidratim i menjëhershëm – Pas një gjumi të gjatë, trupi është i dehidratuar. Pija e ujit rrit nivelin e oksigjenit në gjak dhe ndihmon qelizat dhe muskujt.
- Përmirësim i metabolizmit – Një gotë ujë në mëngjes mund të rrisë metabolizmin deri 24%, duke ndihmuar në kontrollin e peshës trupore.
- Pastrim i trupit nga toksinat – Pirja e ujit përpara ushqimit ndihmon pastrimin e zorrës së trashë, përthithjen e ushqyesve dhe funksionimin optimal të veshkave.
- Përqendrim dhe energji – Truri përbëhet 76% nga uji. Dehidratimi shkakton lodhje, dhimbje koke dhe luhatje humori.
- Ndjenja e ngopjes – Uji mbush stomakun, duke parandaluar teprimin me ushqim dhe duke rritur ndjenjën e ngopjes deri në drekë.
Këshilla praktike:
- Pini 1–2 gota ujë sapo të zgjoheni.
- Prisni të paktën një orë para se të hani ushqim.
- Shmangni pijet alkoolike para gjumit.
- Për më shumë shije dhe përfitime, shtoni pak limon në ujë.
Statistikat tregojnë rëndësinë e ujit: 72% e trupit, 75% e muskujve, 82% e gjakut, 90% e mushkërive dhe 76% e trurit përbëhen nga uji. Çdo qelizë dhe organ i trupit ka nevojë për ujë për të funksionuar normalisht.
Flaka










