Arne Slot beson në përmbysje: “Në Anfield do të jetë një ndeshje krejt tjetër”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Prill, 2026 21:03

Arne Slot beson në përmbysje: “Në Anfield do të jetë një ndeshje krejt tjetër”

Trajneri i Liverpool FC, Arne Slot, ka shprehur besimin e tij se skuadra e tij mund të reagojë në ndeshjen e kthimit, pavarësisht formës së dobët të fundit.

Pas humbjes ndaj Paris Saint-Germain, Slot theksoi se “në Anfield do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe”, duke shtuar se beson ende në një përmbysje të mundshme.

Forma e “The Reds” në javët e fundit nuk ka qenë aspak bindëse. Liverpool ka humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke shënuar vetëm një gol dhe duke pësuar tetë të tillë, një statistikë që reflekton krizën aktuale të skuadrës.

Në sfidën e fundit ndaj PSG-së, skuadra angleze nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje në portë, një tregues shqetësues për repartin ofensiv.

Megjithatë, Slot mbetet optimist: “Kemi nevojë për tifozët tanë. Në futboll gjithçka është e mundur. Kemi qenë me fat që humbëm vetëm 2-0… Anfield mund të bëjë shumë”, deklaroi ai.

Ndeshja e kthimit në stadiumin legjendar të Liverpoolit pritet të jetë vendimtare për fatin e skuadrës në këtë kompeticion.

Flaka

44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Prill, 2026 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?