Pagjumësia prek 1 në 3 persona – ja rreziqet dhe mënyrat e trajtimit
Problemet me gjumin janë një shqetësim i përhapur në mbarë botën, ku pagjumësia (insomnia) mendohet se prek rreth një në çdo tre persona, sipas të dhënave të ndryshme shëndetësore.
Pagjumësia karakterizohet nga vështirësia për të fjetur, zgjimi i shpeshtë gjatë natës ose zgjimi shumë herët në mëngjes. Problemet mund të jenë të përkohshme ose të vazhdueshme, varësisht nga shkaku.
Mungesa e gjumit lidhet me pasoja serioze për shëndetin, përfshirë lodhjen kronike, mungesën e përqendrimit, rrezikun për sëmundje të zemrës, depresionin dhe në raste afatgjata edhe rrezik të rritur për probleme serioze shëndetësore.
Sipas specialistëve, pagjumësia afatshkurtër shpesh lidhet me stresin dhe mund të zgjasë disa ditë ose javë, duke u përmirësuar me kalimin e kohës. Trajtimi fokusohet në adresimin e shkakut kryesor, si dhimbjet kronike apo stresi emocional.
Në disa raste, mjekët mund të përshkruajnë barna për një periudhë të shkurtër, por ekspertët theksojnë se ndryshimet në stilin e jetesës dhe zakonet e gjumit janë më efektive në afatgjatë. Po ashtu, këshillimi psikologjik mund të ndihmojë në krijimin e rutinave më të shëndetshme të gjumit.
Flaka
















