Studimi: Duhani dëmton seriozisht shikimin dhe perceptimin e ngjyrave
Pirja e duhanit nuk dëmton vetëm zemrën dhe mushkëritë, por mund të ketë pasoja serioze edhe për shikimin. Një studim i realizuar nga Rutgers University ka zbuluar se konsumimi i më shumë se 20 cigareve në ditë lidhet me dëmtime të dukshme në perceptimin e ngjyrave dhe kontrastit.
Në këtë hulumtim janë përfshirë 71 persona të moshës 25 deri në 45 vjeç, ku një pjesë ishin duhanpirës të lehtë dhe shumica duhanpirës të rëndomtë. Studiuesit analizuan aftësinë e pjesëmarrësve për të dalluar kontrastet dhe ngjyrat përmes testeve vizuale.
Rezultatet treguan se duhanpirësit kishin vështirësi të theksuara në dallimin e ngjyrave të kuqe dhe jeshile, si dhe blu dhe të verdhë. Kjo sugjeron se substancat kimike që përmban duhani mund të shkaktojnë një humbje të përgjithshme të perceptimit të ngjyrave.
Ekspertët theksojnë se nikotina dhe tymi i duhanit ndikojnë negativisht në sistemin e enëve të gjakut dhe në retinën e syrit, duke ulur ndjeshëm cilësinë e shikimit. Po ashtu, duhanpirësit kanë një aftësi më të dobët për të dalluar kontrastet krahasuar me joduhanpirësit.
Ky studim shton edhe një arsye tjetër të fortë për të shmangur ose ndërprerë pirjen e duhanit, duke theksuar ndikimin e tij të gjerë në shëndetin e përgjithshëm.
Flaka
















