Respekt maksimal nga Guardiola për Arsenalin
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vlerësuar maksimalisht formën e Arsenal FC, duke e cilësuar skuadrën londineze si më të mirën në Evropë për momentin.
Në një deklaratë për mediat, Guardiola theksoi se Arsenali meriton respekt të madh për rezultatet e arritura, duke përmendur se ata kanë vetëm tre humbje në 49 ndeshjet e fundit.
“Ju lutem, respektoni Arsenalin… ata kanë vetëm tre humbje në 49 ndeshje. Për mua, janë skuadra më e mirë në Evropë deri tani”, u shpreh Guardiola.
Ai shtoi se përballja me ta është gjithmonë një sfidë e vështirë, duke nënvizuar se fitorja ndaj Arsenalit nuk është aspak e lehtë, e aq më pak ta bësh këtë dy herë radhazi.
Trajneri spanjoll gjithashtu vuri në dukje performancën e shkëlqyer të londinezëve në UEFA Champions League, ku sipas tij, ata nuk kanë pësuar asnjë humbje.
“Respekti që kam për Arsenalin dhe atë që kanë bërë vitet e fundit është i madh. E njoh trajnerin, lojtarët dhe cilësinë e tyre. Ata garojnë në çdo rrethanë dhe kjo e bën punën tonë shumë të vështirë”, përfundoi Guardiola.
Flaka
















