PSG në ngritje, paralajmërim për rivalët evropian
Klubi i Paris Saint-Germain ka kaluar një sezon të ngarkuar me shumë ndeshje, përfshirë edhe faza shtesë në garat evropiane, duke pasur vetëm një periudhë të shkurtër pushimi mes kompeticioneve kryesore.
Ky kalendar i ngjeshur ka bërë që skuadra parisiene të menaxhojë me kujdes energjinë dhe freskinë fizike gjatë pjesës më të madhe të sezonit.
Trajneri Luis Enrique kishte theksuar më herët se ekipi nuk kishte ritmin e duhur në fillim të sezonit, duke pranuar se kundërshtarët ishin në formë më të mirë në atë periudhë.
“Sa më shumë pushim t’u jap lojtarëve, aq më mirë do të jemi,” kishte deklaruar ai, duke vënë theksin te menaxhimi fizik dhe mendor i skuadrës.
Megjithatë, që nga fillimi i marsit, PSG ka hyrë në një seri të fortë rezultatesh, duke regjistruar fitore të njëpasnjëshme dhe duke treguar rritje të ndjeshme në formë.
Së fundmi, performanca ndaj Liverpool FC në UEFA Champions League ka konfirmuar nivelin e lartë të skuadrës, pavarësisht se sfida mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, pranoi se skuadra e tij ishte me fat që nuk pësoi më shumë gola, duke treguar dominimin e PSG në pjesë të caktuara të lojës.
Flaka
















