Mbrojtësi i Al-Ahli, Merih Demiral, ka shpërthyer në reagime të ashpra ndaj arbitrimit pas humbjes ndaj Al-Nassr FC.
Futbollisti turk akuzoi hapur gjyqtarët për vendime të padrejta, duke sugjeruar se ato kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes. Demiral u ndal veçanërisht te një ndërhyrje e Kingsley Coman, për të cilën pretendon se ishte shumë e rrezikshme.
“Shikoni këmbën time, Coman pothuajse ma theu… kjo është turp! Duket qartë që gjyqtarët po ndihmojnë Al Nassr, ata duan që ata të fitojnë”, deklaroi Demiral i revoltuar.
Më tej, ai theksoi krenarinë për skuadrën e tij, duke shtuar: “Al Ahli fiton gjithmonë ndeshje dhe askush nuk na ndihmon. Ne do të jemi gjithmonë në krye dhe jemi krenarë që jemi Al Ahli – betohem në Zot”.
Deklaratat e tij pritet të shkaktojnë reagime të shumta dhe mund të nxisin edhe një reagim nga organet disiplinore të ligës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Prill, 2026 15:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.