João Pedro shënon, por kërkon falje: “Tifozët nuk e meritojnë këtë situatë”
Sulmuesi brazilian João Pedro i dha fund “thatësirës” së golave të Chelsea, duke realizuar golin e parë në Premier League pas 51 ditësh dhe 6 ndeshjesh pa shënuar.
Megjithatë, pavarësisht golit të rëndësishëm, lojtari nuk festoi si zakonisht, por zgjodhi të kërkojë falje ndaj tifozëve që qëndruan në “Stamford Bridge”, në një moment të vështirë për klubin londinez.
“Çdokush duhet të shikojë veten, edhe unë… Më vjen keq për tifozët, sepse ata nuk e meritojnë këtë situatë”, deklaroi João Pedro për mediat.
Ai gjithashtu mbrojti stafin teknik, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi lojtarët dhe jo mbi trajnerin.
“Nuk mendoj se është çështje trajneri… është te ne lojtarët që duhet të rrisim nivelin. Është e vështirë të thuash diçka në këtë situatë”, shtoi ai.
Pavarësisht krizës së rezultateve, sezoni personal i brazilianit mbetet pozitiv, pasi ai ka realizuar 15 gola pa përfshirë penalltitë, duke qenë një nga pikat e pakta të ndritshme për Chelsean këtë edicion.
Flaka
















