E ardhmja e Lewandowskit në ajër – Barcelona pret vendimin final
E ardhmja e Robert Lewandowski te FC Barcelona vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në klubin katalanas, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të sezonit.
Trajneri Hansi Flick ka zgjedhur të mos zbulojë detaje rreth situatës së sulmuesit polak, duke theksuar se bisedat mes tyre mbeten private dhe brenda klubit.
Sipas raportimeve, brenda ambientit të Barcelonës ekzistojnë mendime të ndryshme për të ardhmen e tij, ndërsa disa burime e shohin si të mundshëm largimin e tij drejt Arabisë Saudite, SHBA-së ose Italisë.
Nga ana tjetër, presidenti Joan Laporta ka shprehur dëshirën për ta mbajtur sulmuesin edhe më tej, ndërsa aktivizimi i tij i rregullt nga Flick shihet si shenjë besimi dhe vlerësimi për kontributin e tij.
Lewandowski, i cili ka shënuar 119 gola për Barcelonën, mbetet një figurë kyçe në sukseset e skuadrës në kampionat, edhe pse në arenën evropiane klubi nuk ka arritur pritshmëritë e larta.
Ndërkohë, Barcelona mund të sigurojë titullin kampion në La Liga që këtë fundjavë në përballjen ndaj Real Madrid në “El Clasico”, ku një fitore ose barazim do t’i siguronte titullin e 27-të në histori.
Flaka
















